Tetë të vdekur nga vala e njerëzve në festivalin e muzikës në SHBA

Estimated read time 1 min read

Së paku tetë persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur për shkak se vala e turmës përfshiu ata në Festivalin Astroworld në Houston të SHBA-së.

11 persona u dërguan në spital pasi pësuan sulm kardiak, ndërsa rreth 300 njerëz u trajtuan për lëndime të tilla si prerje dhe mavijosje në ngjarjen ku morën pjesë 50,000 njerëz.

Shefi i zjarrfikësve të Houston, Samuel Pena, u tha gazetarëve se shtyrja e turmës ndodhi derisa Travis Scott po performonte, njofton Klan Kosova.

Advertisement

Vala e njerëzve përfshiu orës 21:00, sipas kohës lokale, të premten. Shfaqja u ndërpre menjëherë pasi disa persona filluan të pësonin lëndime.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like