Tetë komuna të Maqedonisë pa asnjë të infektuar me coronavirus

Sipas të dhënave të sotme të Ministrisë së Shëndetësisë, Berova, Kavadari, Probishtipi, Bogdanci, Resnja, Demir Kapia, Pehçeva dhe Dojrani janë komunat ku nuk ka asnjë rast të vetëm me COVID-19.

Shkupi mbetet qyteti me më së shumti raste (189), më pas vjen Kumanova (52), Prilepi (33) dhe Tetova (18).

Advertisement

Me nga një deri dy të infektuar kanë Shtipi, Sveti Nikole, Kriva Pallanka, Dibra, Vallandova, Krusheva dhe Makedonski Brodi.

Ndryshe, sot për herë të parë më shumë se nëntë muajve, nuk u regjistrua asnjë viktimë me coronavirus./Telegrafi/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like