Termeti dridh tokën shqiptare. Ndjehet edhe në rajon

Estimated read time 1 min read

Një tërmet goditi Shqipërinë, u ndje edhe në shtetet e rajonit

Një tërmet me magnitudë 3.5 ballë të shkallës Rihter ka goditur mbrëmë Shqipërinë, ndërsa është ndjerë edhe në Mal të Zi.

RTCG njofton se ka njoftuar edhe Instituti për Hidrometeorologji dhe Sizmologji të Malit të Zi.

“Më datë 23 janar 2024 në orën 23:47, Departamenti i Sizmologjisë pranë Institutit të Hidrometeorologjisë dhe Sizmologjisë regjistroi një tërmet të lehtë me epiqendër 4 kilometra në perëndim të Koplikut (Shqipëri). Fuqia e këtij tërmeti në hipoqendër (pika e origjinës) ishte 3.5 njësi sipas shkallës Rihter, që korrespondon me një intensitet epiqendror prej III-IV gradë në shkallën Mercalli (MCS)”, tha Instituti.

Advertisement

Mësohet se epiqendra ka qenë ne veri te Shqipërisë, 31 kilometra nga kryeqyteti Malazez, Podgorica.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like