Taravari përsërit deklaratën: “BDI është kancer i shoqërisë”

Estimated read time 1 min read

-Që BDI-ja është infiltruar në të gjitha institucionet, kjo është fakt i pamohueshëm. Unë në një intervistë para 10 ditësh e thash që gëzohem që tash shumica e analistëve dhe partive politike i thonë fjalët që ne i kemi thënë para 3-4-5 vitesh, që BDI praktikisht është problem i shoqërisë. Unë e thash kancer i shoqërisë, për shkak infiltrimit të thellë në të gjitha institucionet e shtetit, këtë e tha mes tjerash kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në një intervistë për Euronews, përcjell TV21. Taravari tha se nuk është e shëndetshme për demokracinë që për 21 vjet një parti të mbetet në pushtet.

Advertisement

“Ne kemi thënë që BDI është një kohë të gjatë në pushtet, tash 21 vjet. Kjo nuk është mirë për demokracinë e shqiptarëve në Maqedoni, për demokracinë në përgjithësi, por edhe për BDI-në. Një parti që nuk shkon në opozitë, nuk është e shëndetshme për atë parti”, theksoi Taravari.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours