Breaking News :

nothing found
16-08-2022

Taravari: Maqedonia vështirë të fillojë vaksinimin para muajit maj apo qershor

Advertisement

Partitë opozitare në Maqedoninë e Veriut kanë thënë se zvarritja e procesit të furnizimit me vaksina, tregon paaftësinë e autoriteteve qeveritare.

“Mendoj se ne si shtet që në fillim ngecëm me marrëveshjet që bëheshin me kompanitë që prodhojnë vaksina e edhe për sa i përket programit COVAX”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Arben Taravari nga koalicioni opozitar, Aleanca për Shqiptarët – Alternativa.

Taravari, i cili në të kaluarën ka drejtuar Ministrinë e Shëndetësisë, shprehet skeptik se Maqedonia e Veriut mund të fillojë fushatën e vaksinimit në masë para muajit maj apo qershor.

“Nuk është keq që qytetarët të kenë më shumë opsione, edhe vaksinat kineze t’i kemi këtu, por edhe vaksinat e dy kompanive të tjera, e pastaj njerëzit le ta pranojnë atë për të cilën mendojnë se është më e mira”, thekson Taravari.

Edhe Andon Çibishev, që është anëtar i Komisionit parlamentar për Shëndetësi, akuzon qeverinë për paaftësi, për shkak të vonesave për sigurimin e vaksinës.

“Një herë na bindën se gjithçka është në rregull, se autoritetet tona kanë arritur marrëveshje për sigurimin e 500 mijë apo 800 mijë dozave përmes sistemit COVAX dhe pastaj doli se praktikisht nuk funksionon ky sistem dhe se nuk do të marrim vaksina. Madje dëgjuam dhe arsyetime nga presidenti i shtetit dhe ministri i Shëndetësisë se ne jemi treg shumë i vogël prandaj injorohemi” ka theksuar Çibishev, i cili vjen nga radhët e partisë maqedonase në opozitë, VMRO-DPMNE. (Zhurnal.mk)

Advertisement

Read Previous

Gjukanoviq i bindet Abazoviqit, Mali i Zi tërheq ambasadorët nga shtatë vende të huaja

Read Next

Ibrahimoviç: Kërkoj falje