Taravari: Konvikti i nxënësve të shkollave të mesme në Gostivar, tanimë i veshur me petk evropian

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka publikuar foto nga projekti i përfunduar i Konviktit të shkollës së mesme të Gostivarit. Në një postim në rrjetin social facebook ai ka shkruar se Konvikti i nxënësve të shkollave të mesme në Gostivar, tanimë është i veshur me petk evropian. Postimi i plotë i Taravarit:
Konvikti i nxënësve të shkollave të mesme në Gostivar, tanimë i veshur me petk evropian.
Falë punës me përkushtim dhe ndryshe të qeverisjes sonë, të gjithë nxënësit e sistemuar në këtë konvikt, do mund të mburren se kanë kushte më të mira se çdo konvikt në rajon. Për këtë, merita të veçanta ka edhe drejtoresha Lindihana Sallai Sulejmani, e cila ka ditur të menaxhojë dhe çdo deanr ta investojë aty ku ka qenë më e nevojshme. Jemi kujdesur dhe do të kujdesemi për kushte më të mira për rininë, të ardhmen tonë!

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like