Taravari do të thirret në përgjegjësi , Sela paralajmron shkarkime

Estimated read time 2 min read

Ziadin Sela, kryetar i Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët (ASH) në Maqedoninë e Veriut, ka folur për situatën e krijuar në partinë e tij pas deklaratave të Arben Taravarit, i cili propozoi që ASH të shkonte në zgjedhje në bashkëpunim me partitë opozitare.

Sela informoi se ka bërë thirrje për mbledhjen e Kryesisë Qëndrore dhe ka pritur përgjigje pozitive. Ai gjithashtu shtoi se kryetarëve të partive për rrjete sociale nuk i nevojitet ASH, dhe për këtë arsye, ditën e shtunë do të mbahet një mbledhje publike me ftesa, ku rendi i ditës do të jetë përgjithësisht për kryetarin e partisë.

“Këtu janë deputetët e ASH të cilat kurrë nuk dekoruan para çdo tenderë për dhe shantazh. Ky shantazh është bërë për të ndarë anëtaret e ASH. Prandaj ju them se ditën e e shtunë, Taravari do të vendoset para përgjegjësisë. I cili ka 2 muaj nuk i ka thirrur organet e kryesinë e ngushte, në të cilën çdo oferta dhe çdo vendim që bëhet brenda partisë politike individi, organi që ka të drejt të marr vendim është kryesia qendrorë, pas vendimit të kryesisë qendrore atëherë shkon vendimi në kuvendin qendror, kjo është arsyeja se pse un kam dashur të thërritët mbledhje e kryesisë qendrore” tha ai.

Advertisement

Sela gjithashtu bëri të ditur se ASH nuk do të lejojë realizimin e paralajmërimeve të Mickoskit, duke garantuar se partia do të mbetet e bashkuar dhe do të vendosë për fatin e saj. “Është ASH, subjekti i vetëm politik, ku ndryshimi do të jetë esencial”, tha Sela në fund të konferencës për shtyp.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like