Talebanët “shijojnë” fitoren, luajnë si fëmijë në parqet e qytetit

Estimated read time 1 min read

Afganistani është duke u përballur me një situatë të trazuar. Mijëra qytetarë kanë braktisur shtëpitë e tyre dhe po largohen nga vendi, për të shpëtuar jetët e tyre.
Ndërsa të luftëtarët talebanas, kanë shijuar këtë moment duke u argëtuar në një park lojërash. Pamjet janë bërë virale në rrjet, e shihen, se si talebanët dëfrehen në kuajt lëvizëse dhe makinat përplasëse.

Një video tjetër që qarkullon në internet thuhet se është marrë në palestrën e pallatit presidencial të Kabulit, pasi u pushtua nga talebanët. Në klip, luftëtarët e rinj duket se provojnë instrumente dhe pesha, duke qeshur dhe duke bërë fotografi. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni pamjet.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like