Merko dhe Shaqiri inaugurojnë shkollën Ibrahim Temo në Strugë

Estimated read time 1 min read

Sot kisha kënaqësinë që bashkë me kryetarin e Komunës së Strugës z. Ramis Merko të jem prezent në inagurimin e punimeve dhe investimeve të kryera në shkollën e mesme “Dr. Ibrahim Temo” në Strugë.
📚Në këtë 1 Shtator, shkolla ka pamje tjetër, klasa me kushtet më të mira për zhvillimin e mësimit, koridore dhe sanitare të rregulluara, parku dhe oborri i shkollës të pastra dhe të zbukuruara, presin të mbushen nga nxënësit.

📚Uroj drejtoreshën Besime Jonuzi për përkushtimin dhe kryetarin Ramis Merko për mbështetjen e pakushtëzuar në sferën e arsimit, mbi 2 milion euro borxh i paguar nga ana e Komunës së Strugës për shkollat fillore dhe të mesme.
📖Nxënësve ju uroj një vit të mbarë shkollor, shëndet dhe kurreshtje të vazhdueshme për arsimin dhe shkencën!

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like