Talebanët: Fituam pavarësinë, jemi shërbëtorët e afganëve, do të sillemi me dashuri

Estimated read time 1 min read

Fjalimet e fitores nga ana e talebanëve nuk munguan pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfunduan tërheqjen nga Afganistani.
Disa anëtarë të udhëheqjes talebane mbërritën menjëherë në aeroportin e Kabulit, ku patën edhe prononcime për mediat.

Theksi u vu te marrëdhëniet e mira që tani talebanët kërkojnë të mbajnë me botën.
“Urime Afganistanit, kjo fitore na përket të gjithëve. Ne duam të kemi marrëdhënie të mira me SHBA-në dhe botën. Ne duam marrëdhënie të mira diplomatike me të gjithë. Ne jemi krenarë për sakrificat tuaja. Ne jemi të pavarur sot. Dëshira jonë është që vendi ynë të mos pushtohet kurrë më”, tha zëdhënësi Zabihullah Mujahid.

Advertisement

Ai u bëri thirrje luftëtarëve talebanë që të jetë të butë me popullin afgan.
“Duhet të jeni të kujdesshëm me mënyrën se si silleni me njerëzit tuaj. Ky komb ka vuajtur shumë. Populli afgan duhet të trajtohet me dashuri. Pra, jini të butë me ta. Ne jemi shërbëtorët e tyre. Ne nuk u jemi imponuar atyre.”

Advertisement
Advertisement

You May Also Like