









Sot mbërritën 10.530 doza të reja të vaksinës së prodhuesit “Fajzer” prej të cilave 5.850 janë përmes bisedimeve direkte me prodhuesin, ndërsa 4.680 doza të cilat BE-ja i siguron si ndihmë përmes marrëveshjeve trepalëshe në kuadër të programit “Tim Jurop” (Team Europe), publikoi sot pasdite në profilin e tij në Fejsbuk ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.





Këtë program për mbështetje në furnizimin me vaksina për Ballkanin Perëndimor, thekson ministri, e koordinon Austria.
Advertisement
“Sasitë e vaksinave vazhdimisht plotësohen, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të regjistrohen për vaksinim në http://www.vakcinacija.mk”, shkroi Filipçe
Advertisement
Advertisement