Sulmohet karvani i OKB në Kongo, vritet ambasadori italian

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kongo, ku është vrarë ambasadori italian Luca Attanasio dhe një polic që ndodhej në autokolonën e diplomatit. Mediat italiane raportojnë se paraprakisht dyshohet për një sulm të armatosur nga një grupim terrorist. Ndërkaq një hetim ka nisur lidhur me rrethanat e ngjarjes dhe motivet.

“Ambasadori u qëllua gjatë sulmit ndaj autokolonës së Kombeve të Bashkuara me të cilën ai po udhëtonte, dhe vdiq si pasojë e plagëve të marra”, tha për AFP një diplomat i rangut të lartë.Rojet e Parkut Kombëtar Virunga zbulojnë se sulmi ndodhi rreth orës 10:00 (me orën lokale) dhe ishte një tentativë pengmarrje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like