Specialja u jep leje familjarëve të ngushtë që t’i vizitojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë që nga 15 korriku

Gjykata Speciale ka vendosur të lejojë që të afërmit e ngushtë të të akuzuarve t’i vizitojnë familjarët e tyre që po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.Zëdhënësja e Gjykatës Speciale, Angela Griep ka thënë për Gazetën Express se nga 15 korriku, bashkëshortet ose partneret, prindërit dhe fëmijët e të akuzuarve do të mund t’i realizojnë vizitat e para në paraburgimin e Speciales në Hagë, për t’u takuar për herë të parë pas më shumë se gjysmë viti me të dashurit e tyre që po mbahen atje.“Regjistruesi ka informuar gjyqtarin e procedurës paraprake në lidhje me një azhurnim mbi lehtësimin e masave për zbutjen e rrezikut në dhomat e paraburgimit të Dhomave të Specializuara.

Sipas këtij azhurnimi, Zyrtari Mjekësor ka këshilluar vizitat familjare personale për bashkëshorten ose partneren, prindërit, fëmijët, të cilat do të rinisin nga 15 korriku 2021 për të paraburgosurit. Vizitat me anëtarët e tjerë të familjes pritet të rinisin në gusht-shtator, nëse vlerësimi i fazës së parë është pozitiv”, ka thënë Griep.Specialja thotë se do të vazhdojë të angazhohet për lehtësimin e masave.“Regjistruesi do të vazhdojë ta monitorojë situatën dhe të angazhohet me Zyrtarin Mjekësor për të vazhduar lehtësimin e masave sa më shpejt që lejojnë shëndeti dhe siguria. Për më tepër, vizitat me video do të vazhdojnë të lehtësohen me të afërmit e ngushtë të të paraburgosurve sa më shumë që të jetë e mundur”, thuhet në përgjigjen e Griep.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like