Zaev: Pas 5, 10 vjetësh – do të bëhemi ndonjë ditë anëtare e Bashkimit Evropian

Kryeministri Zoran Zaev është i bindur se do të gjendet zgjidhje mes Shkupit dhe Sofjes.
Thotë, se edhe do të bëhemi anëtare të BE-së, pasi siç thotë, Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër.

“Unë e di dhe jam i bindur, se takimet e sotme në Sofje do të sjellin vetëm të mira për dy popujt tanë vëllezër. Apeloj, normalisht deri te liderët bullgarë, që të vazhdojë t’i ndihmojë Maqedonisë së Veriut, rrugës sonë drejt Bashkimit Evropian. Për ne, alternativë tjetër nuk ka. Normalisht, jemi të vetëdijshëm se me mbështetjen e Bullgarisë, ne dhe Republika e Shqipërisë vazhdojmë në atë rrugë. Dhe ky është një hap i radhës. Jemi të vetëdijshëm, se pas 5, 10 vjetësh, kur do t’i përmbushim kushtet, kur do t’i mbyllim kapitujt, do të bëhemi ndonjë ditë anëtare e Bashkimit Evropian, por alternativë tjetër për ne nuk ka”, tha Zaevi, transmeton TV21.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like