Spasovski: Regjistrimi duhet të bëhet, pa të nuk mund të planifikojmë të ardhmen

Duhet të bëhet regjistrimi, sepse nëse nuk bëjmë regjistrimin, nuk mund të planifikojmë ndonjë zhvillim në të ardhmen, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski për “Utrinski brifing” në Sllobodna TV.

“Duhet të mbahet ky proces që ka filluar në pjesën e organizimit të regjistrimit. Sugjerimet janë të mirëseardhura. Por çështja është nëse ato janë reale. A është reale të bëhet një regjistrim me gjurmë gishtash siç është planifikuar nga VMRO-DPMNE-ja, a është reale të sigurohen burime financiare për të qenë në gjendje të furnizojnë pajisje të tilla, a është reale të presësh që dikush mund t’i dorëzojë ato pajisje dhe më e rëndësishmja, sidoqoftë, është pyetja pse opozita në debatin që po zhvillohet prej vitesh, pikërisht në këtë moment merr vendim të vendosë një kusht të ri për mbështetjen eventuale. Prandaj do të them. Duhet të ketë një regjistrim në vend”, shton Spasovski.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like