Spanja hap dyert për turistët

Advertisement

Vendi i nivelit të lartë në turizmin botëror, Spanja do të hapë dyert e saj për të gjithë personat e vaksinuar, të cilët do të jenë në gjendje të hyjnë në vend që nga 7 qershori, kurse britanikët, turistët vendimtarë për një sektor të shkatërruar nga pandemia, do të mund të shkojnë atje për pushime nga e hëna.

Me t’u nënshkruar në Bruksel marrëveshja për pasaportën europiane të shëndetit, që synon të lehtësojë udhëtimet në BE këtë verë, Spanja ka treguar qëllimin e saj për të punuar shumë më tepër për t’u bërë sërish destinacioni i dytë turistik botëror që ishte para pandemisë.

“Nga 7 qershori, të gjithë personat e vaksinuar dhe familjet e tyre do të jenë të mirëpritur në vendin tonë, Spanjë, pavarësisht nga vendi i tyre i origjinës”, tha kreu i qeverisë Pedro Sanchez në panairin ndërkombëtar të turizmit Fitur në Madrid.

Një masë e marrë tashmë në mes të prillit nga Greqia, i ka mundësuar këtij destinacioni tjetër me diell të shohë një kulmim të rezervimeve shumë përpara atyre të konkurrenteve të saj kryesorë në Europë, të tilla si Spanja dhe Franca.

Qeveria spanjolle, që dëshiron të promovojë imazhin e një vendi “të sigurt” për sa i përket shëndetit, zgjodhi të presë për zbutjen e kufizimeve të udhëtimit në nivelin e Bashkimit Europian, që u ndodhi këtë javë./Alsat

Advertisement
Advertisement

You May Also Like