Sot filloj sezoni i skijimit në Kodër të Diellit

Me vënien në funksion të teleferikëve pa pagesë gjatë tërë ditës, Kodra e Diellit sot ka hapur sezonin e skijimit.

Puna e teleferikëve do të fillojë prej orës 9:00. Bileta e sezonit të kaluar do të vlejë edhe për këtë ski-sezon, ndërsa biletat e tjera mbeten me çmim të njejtë.

“Qendra e skijimit është plotësisht e përgatitur de ekuipuar për funksionim të sigurt dhe pa pengesa në terrenet e skijimit. Janë bërë përgatitjet e rregullta teknike dhe aktivitetet për fillim dhe rrjedhë të sezonit të ri të skijimit, është kryer shënimi i rrugicave ekzistuese, ndërsa terrenet e skijimit janë përgatitur me ndihmën e makinave për përgstitje të rrugicave për skijim. Për skijimin e nesërm në funksion do të vendosen të gjithë teleferikët”, informojnë nga Kodra e Diellit.

Bileta ditore, e cila vlen prej orës 9:00 deri në orën 15:30, do të shitet me çmime prej 1.000 denarëve, ndërsa bileta gjysmëditore, e cila vlen prej orës 12:00 deri në orën 15:30, është 700 denarë. Bileta për skijim të natës, e cila vlen prej orës 19:00 deri në orën 22:00 është 500 denarë. Për të gjitha biletat paguhet kaucion kthyes në vlerë prej 150 denarëve. Risi është mundësia për shëtitje turistike me çmim prej 6.500 denarëve për orë, thonë nga ski qendra.

Advertisement

Të gjithë që kanë bileta sezonale të vitit të kaluar duhet të shkojnë në hotelin “Kodra e Diellit” për t’i aktivizuar ato.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like