S’ka më keqpërdorim të veturave zyrtare, Qeveria unifikon mënyrën e shfrytëzimin të tyre!

Estimated read time 2 min read

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të 104-të me radhë solli vendim për mënyrën e përdorimit dhe mirëmbajtjes së veturave zyrtare, si një masë për shfrytëzim racional të mjeteve zyrtare dhe mjeteve buxhetori.
Me këtë vendim vërtetohet mënyra e shfrytëzimit dhe mirëmbajtjes së veturave zyrtare të cilat janë në pronësi, gjegjësisht shfrytëzohen në ministri dhe organe të tjera shtetërore, vërtetohen shfrytëzuesit e këtyre veturave dhe mënyra e shfrytëzimit nga ana e shfrytëzuesve bartës të funksioneve publike të emëruar nga Qeveria dhe nga ana e të punësuarve tjerë të drejtorive shtetërore me autorizim për shfrytëzim të veturave, njoftojnë nga Qeveria.

“Synohet vendosja e një mënyre të unifikuar dhe të vetme për shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e veturave zyrtare me qëllim parandalimin e keqpërdorimit të kësaj të drejte nga ana e bartësve të funksioneve publike dhe të punësuarve në drejtoritë shtetërore”, thuhet në kumtesë, transmeton TV21.
Të përjashtuar nga ky vendim janë Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punëve të Brendshme, Agjencia për Siguri Kombëtare dhe Agjencia për Zbulim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like