Simovski: Shteti nuk ka baza të të dhënave për numrin e saktë të mërgimtarëve

Drejtori i Entit të Statistikave, Apostol Simovski në emisionin “200” në Alsat, ka thënë se institucioni që ai drejton nuk mund të dalë me statistika për numrin e popullsisë para fillimit të regjistrimit, dhe vetëm bazuar mbi të dhënat nga bazat e të dhënave që ka në dispozicion, sepse Enti nuk ka të dhëna të sakta për personat që mungojnë përkohësisht nga shteti.

Atë që nuk e kanë këto baza të të dhënave, nuk e përmbajnë, dhe fatkeqësisht ky është një problem i madh, është mungesa e shtetit. Nuk është problem të thuhet se sa njerëz janë regjistruar në bazat e të dhënave të ndryshme që ne përdorim për këtë regjistrim dhe ato janë transparente … Fatkeqësisht, si një vend që ka probleme të mëdha me migracionin është se ne nuk kemi të dhëna të emigracionit dmth në ato baza të të dhënave një përqindje shumë e vogël përfshin njerëz që janë jashtë vendit,” është shprehur Simovski./Alsat

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like