• 25-06-2021

Siljanovska: Maqedonia do të bëhet anëtare e BE-së kur me BE-në të kryesojë Turqia

Deputetja e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska Davkova thotë se Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e BE-së vetëm atëherë kur Turqia të kryesojë me BE-në, informon Zhurnal.

Sipas saj dhe statusit që ka shkruar në FB, Maqedonia e Veriut do të fillojë negociatat me BE-në atëkohë kur Mali i Zi të kryesojë me BE-në, ndërsa zyrtarisht do të bëhet atëherë kur Turqia të kryesojë me BE-në.

Ky koment i Siljanovskës është vetëm një ironi ndaj pushtetit aktual duke i përqeshur për atë që nuk mund të arinin marrëveshje me Bullgarinë dhe për këtë shkak vendi nuk mund të anëtarësohet në BE.

Ironia e saj, gjegjësisht përmendja e këtyre dy vendeve është se asnjëra prej tyre nuk është në BE dhe kështu sipas saj, Maqedonia e Veriut asnjëherë nuk mund të bëhet anëtare e BE-së.

Sa për rikujtim Turqia është kandidate për anëtarësim në BE mirëpo përshkak kulturës fetare ajo po kundërshtohet nga Franca, Austria, Qipro e Sllovenia.//Zhurnal.mk

Read Previous

Kovaçev: Nuk mund të flisni bullgarisht paradite, ndërsa maqedonisht pasdite

Read Next

39 viktima dhe 1 288 raste të reja me COVID

%d bloggers like this: