Si sot dy vite më parë u arratis Nikolla Gruevski

Kanë kaluar pikërisht dy vjet nga arratisja e Gruevskit në Budapest ndërsa hetimi ka ngecur. Prokuroria nuk e di se si Gruevski u arratis nga Maqedonia dhe hyri në Shqipëri. A e ka kaluar kufirin me makinë diplomatike apo ilegalisht? Procedura para hetimore as nuk është ndërprerë e as nuk ka avancuar, por ka ngelur tek incizimet e Shqipërisë. Videot që duhej të tregonin se si Gruevski largohet nga vendi nuk u morën nga prokuroria me shpjegimin se ato ishin fshirë. Edhe dy vjet më vonë, Prokuroria nuk përcaktoi asnjë përgjegjësi ose lëshim të asnjë institucioni apo personi i cili mbikëqyri ose lejoi ish-kryeministrin të arratiset. Ministria e Drejtësisë njofton se është përgatitur një kërkesë e re për ekstradimin e Gruevskit, megjithëse ato të mëparshmet u refuzuan.

Ministria e drejtësisë po bën çdo përpjekje për ekstradimin e personave që nuk janë në dispozicion para organeve gjyqësore. Është e drejta dhe detyrimi jonë t’i tregojmë të gjitha rrethanat e reja në kërkesat e ekstradimit dhe t’i përfshijmë të gjitha veprat që janë të njohura aktualisht nga ndonjë kryerës – thonë nga Ministria e Drejtësisë.
Dënimi i ri me burg për Gruevskin mund të përmendet si rrethanë e re në kërkesën për ekstradim.

Advertisement

“Derisa Gruevski është në Hungari, gjykata penale solli edhe një vendim tjetër në rastin ku është i akuzuari. Burgim shtesë prej një viti e gjysmë Gjykata Penale i përcaktoi Gruevskit për dhunën e porositur në Komunën Qendër”.

Gruevski shmangu akuzën për ryshfet gjatë ndërtimit të autostradave Kërçovë – Ohër dhe Miladinovci – Shtip, pasi vepra e tij në rastin “Trajektorja” u vjetrua. Ai u akuzua për marrjen e shpërblimit për ndikim të paligjshëm. Ekzistojnë edhe tre procese tjera kundër Gruevskit në të cilin ai po gjykohet në mungesë. Për parregullsitë zgjedhore “Titanik”, prishjen e ndërtesës “Cosmos” dhe në rastin “Talir” për financimin e VMRO DPMNE./Alsat

Advertisement
Advertisement

You May Also Like