Tetovë-Gostivar, spitale të të stërmbushura me pacientë të prekur nga Kovid-19

Tre pacientë kanë ndërruar jetë ndërsa dy të tjerë që ishin në terapi oksigjeni janë shëruar dhe lëshuar për kurim shtëpiak gjatë 48 orëve të fundit në spitalin e Tetovës. Me këtë, numri i të vdekurve në Tetovë arrin në 134. Ndërkaq 65 raste të reja me Covid-19 janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit. Gjithsej në Tetovë ka 1051 raste aktive.

Numri i përgjithshëm është 49 pacientë të shtrirë në spitalin tonë dhe që të gjithë janë në terapi oksigjeni, pra pacientë të kategorisë së rëndë. Edhe pse ditëve të fundit kemi pasur disa lëshime në shtëpi por nuk ka ndryshim drastik numri edhe pse mund të them që kemi diçka të mirë në thonjëza të them sepse është zvogëluar pak numri, edhe pse presim që të rritet ky numër – deklaroi Gëzim Nuredini, Koordinator i Kovid Qendrës në spitalin e Tetovës.

Nga ana tjetër, situata me ekipin mjekësor në Spitalin e Tetovës paraqitet stabile, por, në rast të mungesës, Nuredini thotë se do tërhiqet ekip nga repartet e tjera. Situatë e rëndë paraqitet edhe në spitalin e Gostivarit, ku reparti i infektives tanimë një javë rezulton i mbushur bashkë me shtretërit e dhomave për pranimin e pacientëve. Mjekët druajnë se në këtë mënyrë rrezikohet të infektohet edhe personeli shëndetësor.

Advertisement

Kapacitetet janë përplot, jo të mbushur por të stërmbushur. Bashkë me repartin ku ka 24 shtretër është mbushur edhe ambulanca me pacientë në pranim që janë, jo të shtrirë për shërim por në shtretërit e pranimit. Pikërisht kjo na vendos në rrezik që edhe ne të infektohemi. Sepse ndryshe janë ata në dhomë të shtrirët kanë tualet të veçantë dhe nuk dalin jashtë janë të vendosur aty, kurse këtu kanë tualetin e përbashkët të ambulantes dhe mundemi ne vetë por edhe pacientë që vinë për sëmundje tjera të infektohen – tha Ratko Naumovski, Përgjegjës i repartit infektiv.

Spitali i Gostivarit, ka përgatitur edhe repartin e dializës por edhe atë të sëmundjeve interne që të shndërrohen në qendra për Kovid.

Bashkim Sulejmani – AlsatM

Advertisement
Advertisement

You May Also Like