Bilanci i kësaj fundjave me krizën e pandemisë do të jetë bazë nëse të hënën Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI) do të propozoj masa të reja restriktive. Se a do të ketë kufizim të lëvizjes së qytetarëve gjatë fundjavave të ardhshme apo edhe çdo natë, në orare të caktuara, Ministri Filipçe tha se varet nga shifrat që do të përmblidhen për këto dy javët e fundit.
Ja të shohim si do të kalojë fundjava, deri më tani sot kanë kaluar një mijë të diagnostikuar të rasteve të reja, diçka më pak se ditët që lamë pas. Ky është numër jo zyrtar sepse duhet të pastrohen listat. Do të shohim si do të jetë situata gjatë fundjavës, presim që gjatë javës së ardhshme veçse të ketë efektet fillestare të mesave të deritanishme aktive, pas asaj të vlerësojmë – deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
Nga Instituti i Shëndetit Publik thonë se prognoza nuk është e mirë. Drejtori i ISHP-së Shaban Memeti tha për Alsat se të gjitha rekomandimet do të jenë në dobi të qytetarëve. Nga ky instituti gjatë kohë kanë paralajmëruar se po nuk dhanë rezultat këto masa aktuale, hapi tjetër është ora policore dhe karantinimi i vatrave që kanë numër enorm të rasteve pozitive.
Të gjitha masat që duhet të merren, janë në drejtim të uljes së rasteve pozitive. Janë specifika të caktuara të shteteve të ndryshme. Në vazhdimësi po bëjmë një vlerësim të situatës dy javore të rasteve CoVid-19 dhe java që vjen do të jepen edhe rekomandimet përkatëse nga Komisioni për sëmundje infektive në drejtim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shtabit të krizës në nivel qeveritar – deklaroi Shaban Memeti, Drejtor i ISHP-së.
Tani më dy javë masat e fundit shtrënguese janë mbyllja e objekteve gastronomike nga ora 21 deri në ora 5 të mëngjesit. Gjithashtu, mos grupimi i më shumë se 4 personave gjatë gjithë kohës. Bartja e maskave mbrojtëse dhe distanca sociale mbetet e detyrueshme edhe në ambiente të hapura. Përndryshe, në orë policore gjatë fundjavave dhe kufizime të tjera brenda javës mbeten shumica e vendeve të rajonit si dhe të Evropës, si pasa parandaluese të përhapjes së pandemisë.
Adnan Qaili – AlsatM