• 18-06-2021

Shtipi dhe Pllasnica zgjodhën kryetarët e tyre që në rrethin e parë

Sashko Nikollov dhe Ali Jaoski janë zyrtarisht kryetarët e rinj të komunave të Shtipit dhe Pllasnicës, me një mandat nëntë muaj, deri në zgjedhjet e rregullta lokale në 2021.

 

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi zyrtarisht rezultatet nga qendrat e votimit rreth orës 01:00. 14.240 qytetarë votuan në zgjedhjet për kryetar komune. 79 nga gjithsej 81 vendvotime janë përpunuar, përfshirë qendrat e votimit në institucionet e vuajtjes së dënimit. 14.077 qytetarë votuan në këto qendra votimi, nga të cilat 11.435 për kandidatin e LSDM-së, Sashko Nikollov ose 80.30% të votuesve, 1.173 ose 8, 24% votuan për Simon Polikarp, kandidat i Integras, ka 805 ose 5.65% fletëvotime të pavlefshme.

 

 

Nikollov, i cili ishte kandidati i LSDM-së për kryetar bashkie, deklaroi fitoren në këto zgjedhje dy orë pas mbylljes së qendrave të votimit. Në konferencën për shtyp në selinë në Sheshin e Qytetit “Sloboda”, udhëheqësi i LSDM-së, Zoran Zaev, sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Ljupço Nikollovski dhe ish kryetari i Komunës së Shtipit dhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, Blagoj Bochvarski ishin të parët që e uruan atë.

Në Komunën e Pllasnicës të drejtën e votës kanë mundur ta ushtrojnë 4.954 qytetarë në nëntë qendra votimi, arritja e censusit për zgjedhje të suksesshme u arrit që në orën 15:00, kur nga qendra e zgjedhjeve në Pllasnicë u njoftoi se më shumë se një e treta e numrit të përgjithshëm të votuesve kanë dal në qendrat e votimit.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Jaoski mori 1.696 vota, ndërsa kundërshtari i tij Ramazan Serifovski 231./Telegrafi/

Read Previous

Ngjarje e tme*rrshme në Gjermani. Vr*et kunatën…

Read Next

Zaev do të raportojë sot se si qeverisi për 100 ditë

%d bloggers like this: