Shtetet që votuan Shqipërinë në finalen e Eurovision

Mbrëmë (e shtunë) është mbajtur nata finale e Eurovision 2021 dhe në edicionin e 65-të fitues u shpall Italia përfaqësuar nga grupi “Maneskin” me këngën “Zitti e buoni”.

Shqipëria ndërkohë ishte një nga 26 shtetet finalistet e festivalit evropian, ku ka performuar e dyta në radhë. Siç është parë, nga 39 shtetet pjesëmarrëse vetëm katër prej tyre e kanë vlerësuar përfaqësuesen e Shqipërisë, Anxhela Peristerin, me këngën “Karma”.
Juria e Holandës i ka dhënë 1 pikë, San Marino 2 pikë, 7 pikë Danimarka, gjersa Malta ka dhënë vlerësimin maksimal me 12 pikë, duke grumbulluar një total prej 22 pikësh nga juria profesioniste.
Britania e Madhe këtë vit u vlerësua me 0 pikë, teksa të tilla ishin edhe Spanja, Gjermania e Holanda – të cilat më vonë morën edhe disa vota nga juria e profesionistëve.

Advertisement

Në anën tjetër, Peristeri u vlerësua mjaft shumë për vokalin e fuqishëm dhe për paraqitjen e mahnitshme skenike. /Telegrafi/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like