• 20-09-2021

Shkup, në kovid-qendrat brenda 24 orëve janë pranuar 49 pacientë

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit në qendrat-kovid në Shkup janë shtrirë 49 pacientë për shkak të komplikimeve me koronavirus. Në repartet infektive në kryeqytet aktualisht po trajtohen 461 persona të diagnostikuar ose të dyshuar përKov id-19.

Brenda 24 orëve, në klinikat interne janë pranuar 20 persona, edhe atë në TVC ka pasur nëntë pacientë të pranuar, tre pacientë janë pranuar në Klinikën e Neurologjisë, dy në Klinikën e Dermatologjisë, tre në Klinikën e Nefrologjisë, tre në Klinikën e ORL-së.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Spitalin “8 shtatori” janë pranuar 15 pacientë të ri me Cov id-19, shtatë janë pranuar edhe në Klinikën Infektive në Shkup.

“Edhe përkundër numrit të lartë të pacientëve të pranuar gjatë ditës së djeshme, sot deri në ora 8 ka pasur 30 vende të lira, ndërsa presim që gjatë ditës së sotme të regjistrohen pacientë të shëruar dhe të lirohen vende shtesë në Klinikën Infektive dhe Spitalin ‘8 Shtatori’”, thonë nga MSH.

Read Previous

Kërcasin dënimet për shoferët e pakujdesshëm. Ja sa shoferë u gjobitën dje në Shkup

Read Next

NPK “Tetova”: Qytetarët të mos hedhin mjete shpërthyese në kontejnerë

%d bloggers like this: