• 22-06-2021

Kërcasin dënimet për shoferët e pakujdesshëm. Ja sa shoferë u gjobitën dje në Shkup

Shkup, 3 dhjetor – Ministria e Punëve të brendshme ka bërë të ditur se në territorin e qytetit të Shkupit, gjatë ditës së djeshme ka shqiptuar gjithsej 381 masa, mes të cilave 44 për drejtim të automjetit pa patent shoferi, 30 automjete teknikisht jo të rregullta dhe të paregjistruara dhe 26 masa për shfrytëzimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit.

Në kontrollet e përforcuara të Ministrisë së Punëve të Brendshme, janë shqiptuar edhe nëntë masa për kalim në semafor me dritë të kuqe, 72 masa për parkim jo të rregullt, 51 automjete janë larguar me “karrotrec”, si dhe 71 sanksione për mosmbajtjen e masës mbrojtëse.

Nga MPB-ja informojnë se kontrollet e përforcuara të komunikacionit vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme dhe apelojnë deri te qytetarët që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit, me qëllim të sigurisë më të madhe në komunikacion.

Read Previous

AKSIDENT I RËNDË, VDES NJË PERSON E LËNDOHEN DISA TË TJERË

Read Next

Shkup, në kovid-qendrat brenda 24 orëve janë pranuar 49 pacientë

%d bloggers like this: