Shkruan Halit Naxhaku: U NDA  NGA  JETA EDHE  NJE  ATDHETAR

U   NDA  NGA  JETA EDHE  NJE  ATDHETARE

Shkruan: Halit Naxhaku

Kushtuar: SEJDIN LLOGËS (1931 – 2020)

Me pikëllim të madhë morëm  lajmin e zi, se u nda  nga jeta Sejdin Lloga. Ky lajm ne shokëve të tu të halleve e vuajtjeve të shumta ndër dekada na ra mun sikur rrufeja në mes të verës me diell, sepse  Sejdini ishte një ATDHETARI i hershëm e  i  dalluar i çështjes madhore kombëtare.

Sejdini Ky emër i veçantë, madje shumë i veçantë, ndryshe edhe nuk mundë të ishte, ngase rridhte nga një familje që çdo herë është dalluar për ATDHEDASHURI. Vetë  vendlindja e tij, Fshati Pohum i Strugës, është i tillë, që kurrë nuk pranoi të shkelë këmbë (çizme) e huaj, as turku, as italiani, as gjermani e as sllavët, prandaj edhe toponmet dhe antroponimet të tëra do ti ketë dhe ruaje vetëm në gjuhën shqipe si: Vromi, Ligata, Kodra, Shelgu, Kruthi, Bota, Gurra, Rreze e Bregut, Boka, Zabeli, Fjerza, Pusi, Ftosina, Përrejntë, Grosharët, Thana, Grunjorët, Kisha e vjetër, Grada e Hutës, Krastat e epëme, Bungu, Varret e vashave, Urdhat, Grykaveci, Udha Mullezës, Bari plas, Ligosa, Gjollët, Gurra e gocit,etj.

Pohumi njihet në histori.Ka dhënë mbretër. Mbreti i Egjyptit Faruku, pashallarë: si Mehmat Ali Pasha, Ibrahim Pasha, herojtë si Belul Naxhaku, pjesëtarë i kryengritjës së Ilindenit, Republikës së Krushevës, Sulejman Naxhaku,ra në luftën e Petrinjës, të vrarët gjatë LN.C, Bajram Hasani, Islam Bajrami, Rruhi Maliqi-Lloga, të plagosurit: Ismail Murati, Shefki Naxhaku, Sulejman Shaqiri, Shefki Mustafa, Evzi Isaku, Shefki Shabani, pastaj pleqnarët e parit e fshatit: Rrahman Lloga, Lutfi, Dervishi, etj .etj.

Sejdini do të dëgjnte me ëndje këto histori dhe ngjarje të  vërteta nga vet goja e protagonistëve të lartëpërmendur. Për luftrat trimëritë, protagonistët e vërtetë, që vetë kishin kaluar nëpër betejat e përgjakura për jetë a vdekje. Qysh në fëmijëri me kujdes maximal do ti interesonte çdo gjë, dhe mbi të gjitha prioritet në çdo kohë dhe situatë do ti jape çështjes kombëtare!

Nga fshati Pohum do të bëhët dyndje e madhe do të largohen në: Katundin e Ri, Ohër, Strugë, Gorencë, Resën, Manastir, Shqipëri, Greqi, Turqi, por më së shumti fise si: Dervishi, Naxhaku, Sela, Ziba, Loga etj. do të shpërngulën në fshatin Livadhi dhe pothuaj e gjithë Livadhija janë Pohumas apo Pohumi i dytë në fushë.  Edhe atje Sejdini do të rrethohet me kombëtarë të mirë dhe atdhetarë të dalluar.Prandaj thuhet si vendi – Kuvendi! Të faleminderohemi për kontributin tënd kombëtarë, e krejt çka bëre për ne dhe kombin tëndë.

Ai do të dallohët në ngjarjet e vitit 1968, ku me veprimtarin e dalluar Shefit Iljazin që e shkriu tërë pasurin për çështjen kombëtare do ta vëndojnë Flamurin kombëtarë shqiptarë, që ishte i ndaluar rrjeptësishtë. U dënua me  katër vite burgim. Do ti takonte gjeneratës së: Shefit Iljazit, Zudi Bakiut, Irfan Vlashit,etj. Nga ajo kohë ai kurrë nuk do të ndalet, çdo here do ta jep kontributin e tij në çdo kohë e në çdo vendë ku e kërkonte nevoja.

Edhe pse jeta do ti vështirësohej shumë ngase pushteti do ta ndiqte këmba- këmbës, ai do të gjente force dhe kurajo, do të hecte ballëlartë e krenarë, deri në fundë të jetës.

Per ne do të jeshë dhe mbetesh I paharruar për jetë e mote!

Preu I qetë në token meme./ Më 04. 01. 2020.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like