Shkëndija pranë nënshkrimit me sulmuesin e kombëtares shqiptare

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi në mediat e Maqedonisë së Veriut.

Bëhet fjalë për klubin shqiptar të Shkëndijës. Raportohet se kuqezinjtë e Ernest Gjokës, janë duke përgatitur një goditje të madhe në merkaton e janarit.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Taulant Seferi, i cili është pranë akordit me tetovarët.

Seferi aktualisht është pjesë e kampionëve të Jang Bojsit, në Zvicër, ku aktivizimet kanë qenë shumë të pakta. Nisur nga ky fakt, Shkëndija, i ka bërë një ofertë sulmuesit të Kombëtares shqiptare, për ta afruar në skuadër.

Advertisement

Pengesa e vetme është paga e lartë e 24-vjeçarit, gjithsesi tetovarët i kanë propozuar klubit të Jang Bojs që ta paguajnë përgjysmë sulmuesin. Seferi është nën kontratë me zviceranët deri më 30 qershor të vitit 2020.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like