Shkarkohet ministri qe shkaktoi aksidentin ku humbi jeten nje person

Estimated read time 2 min read

Shkarkohet ministri i plagosur rëndë nga Kroacia i cili mori pjesë në një aksident ku humbi jetën një shofer!

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka shkarkuar sot ministrin e Mbrojtjes, Mario Banozic, për shkak të aksidentit në të cilin ka marrë pjesë, ku ka humbur jetën një person. Në aksidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm është lënduar rëndë Banožić, por jeta e tij është jashtë rrezikut. Mirëpo, shoferi 40-vjeçar i furgonit që u përplas me veturën e Banoziqit ka ndërruar jetë, dhe sipas deklaratës së zëvendëskryetares së Prokurorisë së Shtetit nga Vukovari, Biljana Luburiq, ai e ka shkaktuar aksidentin. Aksidenti ndodhi kur Banozic me një automjet pasagjerësh filloi të parakalonte një kamion, pa pretenduar më parë se mund ta bënte atë në mënyrë të sigurt. Nga ana e kundërt vinte një furgon, drejtuesi i të cilit mbeti i vrarë.

Merrni lajmet më të rëndësishme, falas në Viber
Laburiq thotë se gjatë kontrollit janë marrë mostrat e gjakut dhe urinës dhe është kontrolluar prania e alkoolit në gjak, por rezultatet nuk janë ende gati. Shpejtësia me të cilën lëviznin automjetet ende nuk është përcaktuar.

Advertisement

Kryeministri Andrej Plenkoviq në një konferencë për media sot shprehu keqardhjen për aksidentin në të cilin humbi jetën shoferi i furgonit dhe shprehu shqetësimin për gjendjen e Banoziqit. Ai i ka shprehur ngushëllimet familjes së shoferit të vdekur dhe ka premtuar se do ta ndihmojë familjen e tij.

Në këto rrethana të jashtëzakonshme e shkarkova ministrin nga pozita e tij dhe e autorizova Zdravko Jakopin që të kryejë detyrën e sekretarit të shtetit, tha Plenkoviq.

Banozic ishte duke drejtuar një automjet pasagjerësh dhe nuk kishte siguri sepse nuk ishte nisur për në një ngjarje zyrtare. Ai ka lëndime të rënda në tru, stomak dhe gjymtyrë, por nuk është në rrezik për jetën.

Burimi Sot

Advertisement
Advertisement

You May Also Like