Kështu ishte rrahur nga serbët hoxha dhe patrioti mulla Asllan Murati – Ai ruajti eshtrat e Isa Boletinit

Estimated read time 1 min read

Hoxha dhe patrioti i madh nga Mitrovica, i ndjeri Prof. Asllan ef. Murati ishte rrahur nga forcat serbe vetëm pse kishte marrë pjesë në Akademi Përkujtimore për Hasan Prishtinën, shkruan Mitropol.

Pak pas këtij manifestimi në shtëpi hoxha ishte kthyer i keqtrajtuar por i pa trembur e i vendosur për të dhënë kontributin për fenë dhe atdheun.

Veç kontributit të madh në aspektin fetar, hoxha mitrovicas njihej edhe si patriot i madh.

Ai kishte ruajtur për dhjetëra vite eshtrat e heroit Isa Boletini.

Pas punës antropologjike, identifikimi me ADN filloi në IML të Shkupit, por për shkak të vjetësisë së eshtrave (97 vite) identifikimi përfundoi në Institutin e Strasburgut – i specializuar për identifikim të eshtrave të vjetër (ose si i quajmë ne – raste të vjetra historike) dhe eshtrat e heroit u sollën e u varrosën në fshatin e tij në Boletin/Mitropol/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like