• 02-03-2021

Shitet Mercedesi prestigjioz i Elvis Presleyt

Mercedesi që shohim në foto ka shënuar tri dekada. Kjo limuzinë prestigjioze është prodhuar në periudhën e viteve 1963 – 1981 dhe gjatë kësaj periudhe vetura të tilla janë prodhuar në vetëm 2677 njësi.

Shumica e këtyre veturave janë Sedanë standard ndërsa në version kabrio janë prodhuar shumë më pak.

Ky Mercedes prestigjioz ishte pronë e këngëtarit të famshëm Elvis Presley dhe quhet Mercedes 600 Pullman, i prodhuar në vitin 1969. Po ashtu, nën kofano ka motor 6.3-litërsh M100 V8 me marshin automatik me 4 shpejtësi, si dhe ka të kaluar 96.560 kilometra.

Presley po ashtu ishte entuziast edhe i Cadillacut si dhe modeleve sportive si BMW 507. Thuhet se ai ka pasur mbi 200 vetura gjatë tërë jetës së tij.

Gjithashtu, ky Mercedes së fundmi është shitur përmes shtëpisë së ankandit “Bring a Trailer” në Amerikë me çmim prej 293.888 dollarësh (gati 240.000 euro). Bazuar në komente, shitësi kishte pritur se çmimi shitës do të ishte më i lartë, por ai është zotuar se gjithçka që do të fitojë do t’i ndajë për bamirësi. Vlera mesatare e një veture të tillë është rreth 132 mijë euro.

Vetura ka të kaluara vetëm 100 mijë kilometra, ndërsa në shitje janë përfshirë edhe dokumentet origjinale. /Gazeta News24

Read Previous

Hoti: Janari mund të jetë vonë për zgjedhjen e presidentit

Read Next

BIE NGA KATI I 14-TË SHKENCËTARI RUS I CILI PUNOI PËR ZBULIMIN E VAKSINËS ANTI-COVID

%d bloggers like this: