Shekerinska: Zaev asnjëherë nuk do të bëhet si Gruevski

Ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, mbrëmë në Kanal 5 deklaroi se nuk do të lejojë që hija e saj të ndikojë në punën e Sanja Llukarevskës dhe se nuk ka nevojë dikush ta zëvendësojë atë në LSDM, transmeton Zhurnal.
Sipas saj, Llukarevska ishte e duhura për atë pozitë.

“Sanja Llukarevksa duhet të jetë një zv.kryetare e mirë e LSDM-së, asaj i përshtatet profili, dija dhe përvoja. I dëshiroj të mira dhe nuk lejoj që hija ime të ndikojë në punën e saj. Të gjithë kemi të drejtë për një fillim të mbarë”, deklaroi Shekerinska.
Duke komentuar vendimin e vet për braktisjen e funksioneve partiake, ajo shprehet se kjo nuk është lojë nga ana e saj.

“Kur shoh prapa në 8 vitet e mia të LSDM-së, mund të shoh se kam patur dy qëllime dhe i kemi përfunduar. Kemi rrënuar regjimin, ndërsa në mandatin e dytë jemi anëtarësuar në NATO. Detyra ime politike në parti ka përfunduar”, thotë ajo.

Advertisement

Sipas saj, kryeministri aktual Zoran Zaev, asnjëherë nuk do të bëhet një “Gruevski”.

Detyra e LSDM-së është që asnjëherë nuk duhet t’u jepet hapësirë kuzhinave politike të dominojnë. Për të gjitha temat duhet të diskutohet haptazi. Ne sollëm një kohë të re në vend. Nuk do të lejojmë të kthehet ai regjim. Zaev asnjëherë nuk do të bëhet si Gruevski. Para katër viteve sollëm liri, ndërsa pa liri nuk ka drejtësi”, tha Shekerinska.//Zhurnal.mk

Advertisement
Advertisement

You May Also Like