• 23-09-2021

SHBA nis sot vaksinimin anti-COVID

Shtetet e Bashkuara nisin këtë të Hënë, vaksinimin anti-COVID të popullsisë me vaksinën e firmave Pfizer BioNTech. Kjo ishte e para vaksinë që mori të Premten, aprovimin nga Administrata e Barnave për përdorim urgjent në kushtet e pandemisë.

Ngarkesat me vaksina kanë mbërritur nëpër qendrat anembanë vendit dhe janë gati për nisjen e injektimit. Të parët që do të vaksinohen janë kategoritë më të rrezikuara, mjekët dhe të moshuarit.

Presidenti amerikan Donald Trump hodhi poshtë të gjitha dyshimet që qarkulluan në media se zyrtarët e administratën do të ishin mes të parëve që do të vaksinoheshin. Në Tëitter, Trump shkroi se punonjësit e administratës do t’a marrin më vonë vaksinën dhe nuk janë në ende në listë. Për fazën e parë parashikohen 3 milionë nga 100 milionë dozat e porositura nga Pfizer.

Brenda këtyre ditëve, injektimi i këtyre vaksinave do të nisë edhe në Kanada, një prej 4 vendeve që e kanë autorizuar përdorimin urgjent të saj dhe ngarkesat e para me doza kanë mbërritur nga Shtetet e Bashkuara. Deri më tani vaksinimi me dozat Pfizer ka nisur vetëm në Britaninë e Madhe. Në Rusia vaksinimi ka nisur pak ditë para Britanisë por me vaksinën Sputnik V që nuk është e certifikuar nga OBSH.

Tv Klan

Read Previous

213 të infektuar dhe 632 të shëruar nga Covid-19 në Maqedoni

Read Next

Botohet libri për Hashim Thaçin, me autorë Blendi Fevziu dhe Baton Haxhiu

%d bloggers like this: