Sassoli: Vendet e Ballkanit Perëndimor sa më shpejtë të bëhen pjesë e BE-së

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian sa më shpejtë që është e mundur. Në një intervistë për mediat gjermane, Sassoli ka deklaruar se zgjerimi i BE-së në drejtim të Ballkanit sjell përfitime të mëdha për te dy palët. “Një gjë e tillë duhet të ndodhë për të mirën e paqes dhe prosperitetit në rajon dhe të gjithë unionin”, ka thënë ai. Sipas tij, BE duhet të mbajë fjalën e dhënë sa i përket anëtarësimit të këtyre vendeve. “Zgjerimi mund të sjellë përfitime të mëdha si në rajon dhe në Evropë si një e tërë, duke ndihmuar në sigurimin e një kontinenti të qëndrueshëm, me prosperitet dhe paqësor. Reformat duhet të përfundojnë në secilin prej këtyre vendeve.”, ka deklaruar Sassoli.

Advertisement

Burimi: https://rtv21.tv/sassoli-vendet-e-ballkanit-perendimor-sa-me-shpejte-te-behen-pjese-e-be-se/?fbclid=IwAR2Gfcl-kjFyeTyyyHjDW3-6HsFoq69LPvYeNF0U0W47p5yKQQXl0_mQ5-8

Advertisement
Advertisement

You May Also Like