Sasho Mijallkov mbetet në paraburgim, 10 milion euro nuk merren parasysh

Gjykata e Apelit vendosi që Sasho Mijalkov të mbetet në paraburgim. Pasi ish-drejtori i DSK-së ofroi një garanci prej mbi 10 milion euro për të mbrojtur veten në liri derisa vendimi të bëhet i plotfuqishëm, gjykata e Apelit konfirmoi për Alsat se megjithatë kanë vendosur se ai duhet të mbetet në Shutkë.

Prokuroria e Lartë Publike dha mendim negativ në lidhje me ankesën e tij, si dhe për garancinë e ofruar milionëshe, megjithëse më parë kolegët e tyre nga Krimi i Organizuar menduan se 10 milion euro ishin garanci e mjaftueshme, që Mijalkov të mos arratisej. Mijalkov tashmë është dënuar me 20 vjet burg për përgjimin e paligjshëm të dekadës, dhe blerjen e pajisjeve të përgjimit për policinë sekrete, ndërsa më 17 qershor ai pret një vendim të ri për arrestimin brutal të Lube Boshkoskit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like