Sapo ndodhi një tërmet i fortë, ja magnituda

Estimated read time 1 min read

Një tërmet me magnitudë 6.2 goditi bregun lindor të Tajvanit dhe u ndje në kryeqytetin Taipei, por nuk u raportuan dëme të konsiderueshme materiale, njoftoi sot Byroja Qendrore Meteorologjike e Tajvanit.
Epiqendra e tërmetit ishte në det pranë kontesë Hualien, në jug të ishullit japonez të Yonaguni, në një thellësi prej 5.7 kilometrash, njoftoi Byroja Meteorologjike, raporton Reuters.
Trenat në sistemin e metrosë së Taipeit duhej të lëviznin me një ritëm të ngadaltë, por trafiku u rikthye shpejt në normalitet, thanë zyrtarët e qytetit. Tajvani ndodhet pranë kryqëzimit të dy pllakave tektonike dhe është i prirur ndaj tërmeteve.Më shumë se 100 njerëz vdiqën në një tërmet që goditi jugun e ishullit në vitin 2016, dhe një tërmet me magnitudë 7.3 në vitin 1999 vrau më shumë se 2,000 njerëz

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours