Rrugë që karikojnë makinat elektrike në lëvizje, ja kur do të realizohet

Estimated read time 1 min read

Rrugët të cilat mund të karikojnë makinat elektrike ose autobuzët të cilët janë në lëvizje, nuk janë një koncept i ri, por teknologjia deri më sot ka qenë shumë e kushtueshme dhe jo-efikase.
Megjithatë në Shtetet e Bashkuara një testim po realizohet në Indiana me një lloj çimentoje e cila përmban pjesëza të magnetizuara që një ditë mund të përdoren në një mënyrë efektive për të karikuar makinat në ecje.

Për këtë projekt Departamenti i Transpotit të Indiana ka siguruar financime nga Fondacioni National Science dhe në bashkëpunim me kompaninë Gjermane Magment do të realizojë testimin në tre faza.
Fillimisht do ta testojnë në laborator e më pas në rrugë. Sipas Magment, produkti ka një efikasitet transmetimi wireless prej 85% dhe mund të aplikohet me kosto të përafërta me ato të shtrimit të një rruge të re. Është e qëndrueshme dhe rezistente edhe ndaj akteve të ndryshme të vandalizmit.
Karikimi i kamionëve direkt nga rruga pa shkaktuar asnjë dëm mjedisor do të ishte një arritje e jashtëzakonshme.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like