I nxehti Afrikan kaplon Maqedoninë e Veriut

Estimated read time 1 min read

Moti sot në shtet do të jetë me diell dhe shumi i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale dhe me erë të lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm.

Siç informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri 22, ndërsa ajo maksimale do të shkojë nga 33 deri 39 gradë. Indeksi UV do të jetë 9. Në Shkup, mot me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të bie deri 21, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 39 gradë.

Advertisement

Nën ndikimin e masës së nxehtë të ajrit nga jugu moti gjatë ditëve të ardhshme do të jetë shumë i nxehtë me temperatura mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Më së nxehtë do të jetë nga e mërkura deri të dielën kur në disa vende përgjatë Vardarit temperatura do ta tejkalojë shkallën 40 dhe do të jetë aktiv niveli portokalli i rrezikut nga temperatura e larta.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like