Maturantët kanë ndërprerë përkohësisht bojkotin

Maturantët e organizuar nga Unioni i nxënësve të shkollave të mesme prej sot përkohësisht do ta ndërpresin bojkotin e mësimit që filloi në fillim të gjysmë vjetorit të dytë. Ata japin afat deri në fund të muajit deputetët në Kuvend t’i miratojnë kërkesat e tyre përkatësisht të reduktohet numri i lëndëve për maturë shtetërore nga katër në dy – gjuhë amtare dhe lënda sipas zgjedhjes nga fusha në të cilin maturanti planifikon t’i vazhdojë studimet, transmeton Portalb.mk.

Javën e kaluar ata kanë pasur takime me deputetët në Kuvend dhe presin se do të përmbushen kërkesat e tyre.

“Kthehemi në mësim që t’u lëmë hapësirë deputetëve të gjejnë zgjidhje. Presim Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Sport të shqyrtojë propozim – ligjin. Pas takimeve që i kemi pasur në Kuvend, lidhja e nxënësve të shkollave të mesme është e sigurt se ka mbështetjen e më shumë se 70 deputetëve. Nëse nuk pranohen dhe nuk votohen kërkesat tona deri në fund të muajit, ne do të fillojmë të kampojmë para MASH. Bojkoti ynë është pasojë e mosdëgjimit të problemeve tona, argumenteve dhe propozimeve konkrete për ndryshimin e sivjetmë të maturës shtetërore. Lidhja u lë mundësi dhe kohë institucioneve që të pranojnë dhe zbatojnë kërkesat tona”, tha kryetari i UNSHM, Blendi Hodai.

VMRO – DPMNE ka dorëzuar propozim për ndryshime të ligjit për arsim të mesëm në të cilin përfshihen kërkesat e maturantëve.

“Duke pasur parasysh rrethanat e krijuara si pasojë e Covid – 19, duke pasur parasysh faktin se viti shkollor 2020/2021 filloi me një muaj vonesë, kohëzgjatja e orës mësimore prej 30 minutave, programet e shkurtuara mësimore, mospasjen e mundësisë për praktikë të vërtetë, mospasjen e kushteve teknike te një pjesë e nxënësve etj, vlerësojmë se kjo pjesë mund të rregullohet me plotësim të ligjit për arsim të mesëm, ku do të definohet numri i lëndëve si dhe kohëzgjatja e rëndësisë së këtij ligji”, kanë thënë nga grupi parlamentar i VMRO – DPMNE-së.

Advertisement

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska deklaroi se nuk ka opsion tjetër përveç zbatimit të maturës shtetërore, për të cilën thotë se të gjithë nxënësit që dëshirojnë të japin provim brenda afatit të fundit i kanë paraqitur lëndët dhe se nuk mund t’u mohohet ajo e drejtë.

Unioni paraprakisht publikoi argumente se përse konsiderojnë se duhet të ketë ndryshime në maturën shtetërore, por Ministria e Arsimit dhe Shkencës ende mbetet në qëndrimin se ndryshimet në maturën mund të diskutohen vitin e ardhshëm shkollor.

Ndërkohë, kërkesat e Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme në lidhje me maturën janë që të bëhen ndryshime ligjore për maturën shtetërore, të cilat do të vlejnë vetëm për këtë vit shkollor, ndërsa do t’i referohen zvogëlimit të lëndëve. Këtë kërkesë ata e bënë për shkak të situatës së arsimit gjatë pandemisë Kovid-19. Tashmë kanë pasur takime edhe me deputetë, ndërsa VMRO-DPMNE-ja opozitare njoftoi se i mbështeste dhe paraqiti ndryshimet e propozuara në Ligjin për Arsimin e Mesëm./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like