Rrëfimi i mjekut danez që ndihmoi Eriksenin: Luftoi me të gjitha forcat për jetën

Ishte zëri që të gjithë prisnin, i njeriut që i shkoi në ndihmë Eriksenit në fushë, mjekut të përfaqësueses daneze, Morten Boesen.

“Kur hymë në fushë, Eriksen po merrte frymë dhe kishte puls. Më pas, papritur, nuk kishte më puls. Nisëm ndërhyrjen për ta mbajtur gjallë. Për fat të mirë, edhe Eriksen luftoi me të gjitha forcat për të qëndruar gjallë”, u shpreh mjeku i përfaqësueses daneze, Morten Boesen.

Ndërsa Joel Pohjanpalo, finlandezi që shënoi golin e fitores për ekipin e tij, pranoi se ndeshje rinisi me kërkesë të vetë Christian Eriksen: “Ai donte që të vazhdonim, ia tha shokëve të tij. Edhe ne pastaj vendosëm të luanim. Ishte bukur të shikoje tifozët të bashkuar, duke thirrur në kor emrin e tij”./TCH/

Burimi: https://tv21.tv/rrefimi-i-mjekut-danez-qe-ndihmoi-eriksenin-luftoi-me-te-gjitha-forcat-per-jeten/

Read Previous

Në Vushtrri humbi jetën një 59-vjeçar nga një aks*ident

Read Next

Pas një kohë të gjatë, regjistrohen 0 të vdekur nga Covid-19 në Maqedoni

%d bloggers like this: