REKORD i të shëruave nga COVID në Maqedoni

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 123 raste të reja nga 2.598 testime të realizuara. Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, janë shëruar 3803 pacientë, ndërkaq jetën e kanë humbur 17 persona.

Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë realizuar 748.069 testime. Prej tyre, pozitivë kanë rezultuar 154.494 persona.
Nga personat e infektuar, 143.069 e kanë fituar betejën me virusin, ndërkaq jetën e kanë humbur 5.168 të tjerë. Numri i rasteve aktive arrin në 6.257./TV21

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like