Regjistrohet tërmet në Shqipëri

Estimated read time 1 min read

Një tjetër lëkundje tërmeti u ndje pak më parë në zonën e Bulqizës të Shqipërisë.Nga të dhënat paraprake mësohet se bëhet fjalë për një tërmet me magnitudë 3.1 të shkallës Rihter dhe thellësia 2 kilometra.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 16 kilometra në perëndim të Qendër Zhupës të Maqedonisë së Veriut.

Kjo është lëkundja e radhës në këtë zonë pas 72 orësh tërmetesh të vazhdueshme, të cilat për fat të mirë deri më tani nuk kanë shkaktuar dëme në njerëz. Banorët e zonës ndjehen të frikësuar për shkak të lëkundjeve të vazhdueshme të tërmetit që prej ditës së enjte në mbrëmje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like