Itali/ Shkon për të grabitur, shqiptari vritet nga i zoti i banesës

Estimated read time 1 min read

Kishte shkuar për të vjedhur, por vritet nga pronari i banesës në Itali. Viktima është një shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 25 tetorit në Santopadre, Frosinone, por fillimisht u dyshua se bëhej fjalë për një qytetar rumun. Por, policia italiane ka zbuluar identitetin e vërtetë të viktimës së grabitjes.
Bëhet fjalë për shqiptarin Arbër Xheleshi, 38 vjeç. Identifikimi i tij është konfirmuar me anë të shenjave të gishtërinjve.
Shqiptari dhe 3 persona të tjerë kishin shkuar për të grabitur shtëpinë e një shitësi duhani. Shqiptari u qëllua në rrugën hyrëse të shtëpisë, nga pronari i banesës, duke humbur jetën.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like