Regjistrimi i Diasporës së RMV-së, prin Zvicra dhe Gjermania

Estimated read time 1 min read

Enti Shtetërorë për Statistika në Maqedoninë e Veriut, njofton se gjithsej 203,144 qytetarë nga diaspora kanë shfrytëzuar mundësinë për vetëregjistrim përmes aplikacionit online, përcjell Alsat.

Më së tepërmi janë regjistruar në Zvicër, respektivisht 64,806 qytetarë, Gjermani – 46,161 dhe Itali – 28,265 qytetarë, njofton RTK

Sipas ESHS-së, deri në ora 20:00 gjithsej janë regjistruar 1.813.153 qytetarë, 562.110 amvisëri dhe 822.575 banesa. Ndryshe, sipas afateve ligjore sot është dita e fundit e regjistrimit.

Advertisement

Nga ESHS njoftojnë se përveç në shtëpitë e tyre, qytetarët mund të regjistrohen edhe në pika të caktuara në komunat e tyre, pika këto të autorizuara nga Enti Shtetërorë për Statistika.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like