Realiteti i panjohur i Ujgurëve në Kinë

Nga Leons Hasani
Jetojmë në shekullin e XXI! Në shekullin ku qeveritë e vendeve të ndryshme të botës mundohen të garantojnë të drejtat dhe liritë e njeriut me anë të ligjit! Referuar ligjit në teori, ka nga ato qeveri që propagandojnë multikulturalitetin, drejtësinë dhe zhvillimin ekonomik si bazën ekzistenciale të shtetit. Por, realiteti i disa prej këtyre qeverive është krejtësisht i ndryshëm nga ajo çfarë ato artikulojnë publikisht!

Pikërisht kështu ndodh edhe me ujgurët në shtetin e Kinës! Qeveria kineze nën petkun e demokracisë i ka mohuar shpesh herë shqetësimet që institucionet dhe organizatat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë ngritur në lidhje me rastin sugeneris të ujgurëve. Madje, qeveria kineze ka guxuar ti quaj këto deklarata si të motivuara nga faktori ndërkombëtar për të ndërhyrë në punët e brendshme të shtetit kinez.

Po çfarë duhet të dimë për ujgurët?
Pa ju rikthyer historisë së ujgurëve është e pamundur të kuptojmë realitetin e tyre të errët sot. Ujgurët janë popull me origjinë turke, pra etnikisht nuk janë kinezë. Ata flasin gjuhën e Uzbekistanit që është e ngjashme me gjuhën turke dhe janë të vendosur gjeografikisht në Xinjiang, në veri-perëndim të Kinës.
Xinjiang është pothuajse sa trefishi i madhësisë territoriale të Francës dhe zyrtarisht nuk është një provincë por një ‘rajon autonom’. Ujgurët cilësohen si pakicë, por ata përbënin shumicën e popullsisë së Xinjiang para pak kohësh, që ata e cilësojnë si Turkistani Lindor. Rreth 12 milionë ujgurë jetojnë në Xinjlang, dhe më shumë se gjysma e popullsisë janë muslimanë. Kjo dallohet lehtë nga mënyra dhe stili i tyre i jetesës.

Cili është realiteti ujgurëve sot?
Për shkak të origjinës, besimit, gjuhës, zakoneve dhe traditës rreth 1 milionë ujgurë vuajnë në kampet e përqendrimit të ndërtuara nga shteti kinez, të cilësuara nga qeveria si qendra riedukimi. Me mijëra objekte kulti janë shkatruar, po ashtu mijëra institucione arsimore dhe kulturore të ujgurëve janë mbyllur, mijëra biznese dhe prona u janë marrë padrejtësisht. Dhe të gjitha këto, thjeshtë se i përkasin një etnie dhe besimi tjetër fetar.
Mediat e ndryshme dhe organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë kritikuar shpesh mënyrën e trajtimit të ujgurëve etnikë dhe muslimanëve të tjerë turq, duke theksuar se sistemi i kampeve të përqendrimit në perëndim të vendit po zgjerohet dita ditës.

Transferimi i ujgurve në kampet e përqëndrimit sipas gazetarëve investigativë të BE-së bëhet me qëllimin për të fshirë gjuhën, fenë dhe kulturën e tyre. Ajo çfarë është faktuar nga gazetarët dhe institucionet ndërkombëtare lidhur me këto kampe janë kufizimet, keqtrajtimet, ndarja e tmerrshme e fëmijve nga prindërit dhe puna e detyruar e ujgurëve. Organizata ndërkombëtare Human Rights Ëatch (HRË) në raportin e saj të fundit tha se shumë njerëz në Xinjiang kanë përfunduar në paraburgim përgjatë dy viteve të fundit. Përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara thonë se rreth 1 milionë Ujgurë, kryesisht muslimanë, janë mbyllur në rajonin perëndimorë Xinjiang në kampe përqendrimi, një veprim që është kritikuar ashpër nga Shtetet e Bashkuara, kombet evropiane dhe vende të tjera.

Advertisement

Si duhet të reagojmë ndaj këtij realiteti?
Ne si qytetar shqiptar nuk duhet të harrojmë të shkuarën tonë komuniste, ku njerëzit internoheshin, burgoseshin, torturoheshin dhe vriteshin për fjalën e lirë dhe besimin fetar. E njëjta gjë po ndodh sot në shekullin e XXI me ujgurët në Kinë. Reprezalja dhe shtypja që Partia Komuniste Kineze po ushtron ndaj ujgurëve po bëhet gjithmonë e më agresive dhe më e evidentueshme nga sytë e botës.
Përballë këtyre fakteve ne si individ duhet të solidarizohemi dhe të reagojmë ndaj padrejtësive që u bëhen njerëzve nga çdo sistem qeverisës, që jo vetëm nuk mbron të drejtat e pakicave, por përdor mbi to dhunë diktatoriale. Ndërgjegjësimi për atë se çfarë mund ti sjellin Shqipërisë modelet e gabuara politike dhe ekonomike të vendeve komuniste nuk duhen neglizhuar. Sepse ne e kemi shumë të freskët plagën nga e shkuara që na la Partia Komuniste Shqiptare për 40 vite me rradhë. Ndaj refuzimi dhe ngritja e zërit kundër këtyre ngjarjeve ç’njerëzore është gjëja e duhur që duhet të bëjmë si qytetar!

Advertisement
Advertisement

You May Also Like