Reagon Albin Kurti pas rrahjes së djalit të Nenad Rashiqit

Djali i politikanit të serb të Kosovës, Nenad Rashiqit, është rrahur sot gjatë ditës nga disa persona në fshatin Llapnasellë të Graçanicës derisa po dilte nga shkolla, përcjell nmk-post.com

Menjëher pas publikimit të lajmit ka reaguar Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti duke u zotuar se në qeverinë e re do të punojnë që të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim përkatësie kombëtare të jetojnë të sigurtë.

Ja postimi i plotë i Albin Kurtit

Me keqardhje të madhe morëm lajmin se sot në Graçanicë, djaloshi 18 vjeçar, Nikolla Rashiq, u rrah brutalisht me armë të ftohta. Nikolla është i biri i Nenad Rashiqit, politikanit demokrat e të mirënjohur serb në Kosovë.
Duket se ky krim banditesk ndaj Nikolla Rashiqit është i organizuar dhe ka të bëjë me prindin e tij që nuk u thye e as s’u nënshtrua ndaj trysnisë e kërcënimeve të Serbisë. Me gjasë, meqë nuk e frikësuan dot Nenad Rashiqin, ia rrahën të birin Nikollën.
Advertisement
Në qeverinë tonë të re do të punojmë që të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim përkatësie kombëtare të jetojnë të sigurtë.
Kërkoj që organet e rendit urgjentisht ta zbardhin këtë rast dhe kriminelët të përgjigjen para drejtësisë, ndërkaq Nikollës i uroj shërim të plotë e të shpejtë. /nmk-post
Advertisement
Advertisement

You May Also Like