Ratkoceri: Fituesi më i madh i zgjedhjeve është Lëvizja BESA

Estimated read time 2 min read

Botuesi i gazetës Koha Arben Ratkoceri ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të djeshme lokale. Sipas tij BDI, në nivel republike është fitues absolut por fituesi më i madh i zgjedhjeve është Lëvizja BESA, informon portali “tetova1”.

Ja çka shkruan Ratkoceri:
Nga rezultatet e mbrëmshme, fituesi më i madh i zgjedhjeve është Lëvizja BESA, ndërsa humbës – koalicioni opozitar shqiptar ASH-AAA, sidomos kandidatët e Alternativës. BDI, në nivel republike është fitues absolut. ASH-AAA e habitëshme, në vend që të ketë rritja votash, po i ndodh e kundërta dhe nëse vazhdon kështu është e qart, se e ka të pa mundur ta mund BDI – n, tash e në “20 vitet” e ardhëshme

Në Tetovë e Gostivar, si dy qytete kryesore shqiptare, humbësi më i madh është BDI, e cila investimin kryesor gjatë fushatës e bëri në këto dy qytete, sidomos në Gostivar dhe humbi.

Kur kësaj ia shtoj edhe atë që shumica e funksionarëve kryesor në ekzekutiv e drejtori vijnë nga këto dy qytete, atëherë rezultati i dobët duket edhe më e hidhur për BDI-në.
Komunat shqiptare që u fituan më herët nga LSDM duket se të gjitha do t’i fitojë pa problem BDI në rrethin e dytë.

Advertisement

Nga leximi i votave shumë ma mirë ka funksionuar koalicioni mes AA-A me VMRO, se sa LSDM-BDI. Votuesit e BDI – së shihet se kanë qenë më korrekt gjë që nuk mund të thuhet për ata të LSDM – së në raport me BDI.
Në kampin politik maqedonas, debakëll i LSDM-së qeveritare dhe fitore e pastër e opozitës./tetova1/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like