• 15-05-2021

Rasti “Montsra” rrezikon të kthehet nga e para

Atmosferë e tensionuar në rastin Monstra. Naser Raufi dhe dy avokatë të tjerë u larguan nga gjykimi pa miratimin e gjykatës. Arsyeja ishte vendimi që të pandehurit Haki Aziri, ti caktohet një mbrojtës sipas detyrës zyrtare, sepse avokati i tij Asmir Alispahiq është i sëmurë nga Covid-19. Naser Raufi e kundërshtoi këtë dhe u largua nga gjykimi në shenjë proteste. Ai i tha gjykatësit se do ta raportonte atë në Këshillin Gjyqësor. Por, edhe pse avokatët dolën, gjykata angazhoi shprehimisht avokatë sipas detyrës zyrtare, në mënyrë që të zhvillohej seanca formaleTë pandehurit protestuan ndaj vendimit të gjykatës.

“Ju mund të më vrisni, mund të më varni, por unë nuk dua një avokat sipas detyrës zyrtare. Asmir Alispahiq është avokati im për tetë vjet- tha Fejzi Aziri, i pandehur.

Edhe të pandehurit e tjerë, Haki Aziri, Sami Luta dhe Agim Ismailoviç, thanë se ata nuk dëshironin avokatë sipas detyrës zyrtare. Por sot gjykatësi lexoi raport nga policia nga ekspertiza e telefonave të të pandehurve dhe të afërmve të tyre më të ngushtë. Gjykata sot këmbënguli që të ketë seancë dëgjimore sepse nëse gjyqi nuk do të mbahej sot si dhe më 15 dhjetor, “Monstra” do të duhej të fillonte nga fillimi, sepse do të kishin kaluar 60 ditë nga gjykimi i fundit. Por me angazhimin e avokatëve zyrtarë, kushtet për seancë u plotësuan dhe seanca e radhës është caktuar për 24 Dhjetor. Avokati Asmir Alispahic nga izolimi del më 18 Dhjetor. Gjykata njoftoi se Naser Raufi dhe dy avokatët që u larguan nga gjyqi sot do të dënohen dhe shuma e dënimit do të shpallet në fund të procesit. Nëse ata nuk paraqiten në gjykimin e ardhshëm, të pandehurit do të mbrohen nga avokatët sipas detyrës zyrtare. “Monstra” filloi përsëri pasi Gjykata Supreme e shfuqizoi dënimin fillestar të përjetshëm për Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviç, Fejzi dhe Haki Aziri si dhe Sami Lutën. Procesi i rigjykimit zgjat më shumë se nëntë muaj dhe është kah përfundimi.

Alsat

Read Previous

Anglia paguan qytetarët për t’u vetizoluar

Read Next

Vjen lajmi i shumëpritur nga amerikanët: Vaksinimi kundër COVID-19 mund të fillojë të hënën ose të martën

%d bloggers like this: