Rama emëron Bledi Çuçin ministër të Brendshëm

Bledi Çuçi do të jetë pasuesi i Sandër Lleshajt në postin e Ministrit të Brendshëm në Shqipëri.

Lajmin e ka dhënë vetë Kryeministri Edi Rama në një postim në Twitter.

Postin e Çuçit, si ministër Bujqësie do ta marrë Milva Ekonomi. Emrat i janë dërguar Presidentit Ilir Meta për dekretim.


“Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të Brendshëm dhe Milva Ekonomin si ministre Bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë”, shkruan Edi Rama.

Kështu Edi Rama pas largimit të Sandër Lleshajt ka zgjedhur që postin e ministrit të Brendshëm t’ia besojë një bashkëpunëtori të ngushtë, i cili do të ketë përpara një detyrë shumë të vështirë, qetësimin e situatës së trazuar nga protestat, por mbi të gjitha, zgjedhjet e 25 prillit.

Advertisement

Bledi Çuçi është njeriu që udhëhoqi reformën e dështuar administrative, që u shfrytëzua nga socialistët për të ndryshuar dhe hartën e votave në Shqipëri. Po ashtu, Çuçi ka qenë pjesë e reformave zgjedhore në vend.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like